Lojtarët e Interit po punojnë fort nën drejtimin e Simone Inzaghit. Kampionët e Italisë duan të fitojnë sërish titullin kampion dhe synojnë të bëjnë një paraqitje shumë të mirë në Champions League.
Romelu Lukaku ka postuar disa foto në rrjetet sociale, teksa një tifoz i Juventusit ka përfituar ta ngacmojë. “Më në fund dole nga xhepi i Chiellinit“, shkruan tifozi, duke iu referuar çerekfinales së Euro 2020, të cilën Italia kampione e fitoi 2-1 ndaj Belgjikës.
Goleadori i Interit nuk ka hezituar të përgjigjet: “Italia fitoi, jam vërtetë i lumtur për ty… por kampionët e Italisë jemi ne… Interi, mos e harro“.
Rivaliteti mes Interit dhe Juventusit është i madh dhe atmosfera është ndezur. Sezoni i ri fillon më datë 22 gusht dhe tifozët po e presin me padurim një gjë të tillë. /abcnews.al