Dolce & Gabbana i bashkohet luftës globale kundër koronavirusit

schedule10:40 - 19 Shkurt, 2020

schedule 10:40 - 19 Shkurt, 2020

“Ndjenim se do duhej të bënim diçka për të luftuar këtë virus të tmerrshëm, që duke u nisur nga Kina, po godet gjithë njerëzimin”.

Domeniko Dolcie dhe Stefano Gabbana kanë vendosur të bëjnë një donacion të rëndësishëm për Humanitas University për të mbështetur një studim të koordinuar nga Prof. Alberto Mantovani që mund të qartësojë mekanizmat e përgjigjes së sistemit humanitar te koronavirusi Sars-CoV-2.

Sipas Bazzar objektivi i studimit, i realizuar në bashkëpunim me virologët Elisa Vicenzi dhe Massimo Clementi të Universitetit Vita-Salute San Raffaele, është të vendosen bazat në zhvillimin e mjeteve diagnostikuese.

Dy pyetjet të cilave do t’u përgjigjet programi i kërkimeve:

1.A e njohin molekulat e imunitetit të lindur me funksione të ngjashme me anti-trupat koronavirusin Sars-CoV-2 dhe a luajnë një rol mbrojtës në ruajtjen nga infeksioni?

2.A mund të  jenë ato tregues të përparimit dhe ashpërsimit të sëmundjes tek pacientët?

“SARS-CoV-2 – shpjegojnë profesoresha Elisa Vicenzi dhe profesor Massimo Clementi, virologe e Universitetit Vita-Salute San Raffaelo- i përket familjes të koronavirusit.

Disa përbërës të kësaj familjeje shkaktojnë infeksione jo të rënda të aparatit të sipërm të frymëmarrjes, ndërsa të tjerë, si: Sars- CoV, Mers-CoV dhe i riu Sars-CoV-2 janë në bazë të sëmundjeve të rëndësishme, të cilat shkaktojnë vdekjen.

Kapaciteti i disa subjekteve të infektuara për t’u shëruar më me shpejtësi, apo për të pasur infeksione më pak agresive mund të varet nga faktorë të ndryshëm.

Nga kjo vjen ideja për të testuar molekulat imunitare të lindura për të verifikuar aktivitetin e tyre viral dhe për të kuptuar në çfarë mënyre ndërveprojnë me Sars-CoV-2, duke qartësuar për shembull nëse kanë ndikim me përgjigjen e qelizave të infektuara nga virusi me mekanizma edhe të panjohur. Kjo mund të hapte dyert për gjetjen e strategjive të dobishme për pacientët./abcnews.al

 

https://www.instagram.com/p/B8rRCevqo05/?utm_source=ig_web_copy_link