Me anë të një urdhëri të dytë të lëshuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se nga sot lejohen të hapura edhe gomisteritë, libraritë dhe kancelaritë.
Në urdhrin e nxjerrë ditën e sotme i cili hyn në fuqi menjëherë Ministrja Manastirliu ka bërë ndryshimin për këto 3 lloj aktivitetesh të cilat do të jenë të hapura nga ora 05.00-13.00.
Mbyllja e këtyre aktiviteteve u mor në kuadër të masave që qeveria ndërmori për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19.
/abcnews.al