Dokumenti/ PS kallëzon në SPAK Berishën, Bashën e Prendin për 21 janarin. Ja akuza

schedule11:01 - 25 Janar, 2023

schedule 11:01 - 25 Janar, 2023

ABC News siguron kallëzimin penal që PS do të depozitojë në SPAK lidhur me vrasjet e 21 janarit 2011.

Në kallëzimin që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm, Damian Gjiknuri, PS kallëzon ish kryeministrin Sali Berisha, ish ministrin e Brendshëm Lulzim Basha si edhe ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi.

PS kërkon nga Prokuroria e Posacme procedim penal ndaj tyre, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”. Ndër të tjera PS i kërkon SPAK hetimin dhe procedimin penal të tyre për këto vepra dhe vepra të tjera që mund të zbulohen në dinamikën e hetimit paraprak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!