DOKUMENTI/ Përplasja për kreun e Kushtetueses, Leka: Zaçaj e ka me firmën e saj kur i mbaron mandati

schedule20:46 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 20:46 - 11 Dhjetor, 2024

Analisti Martin Leka thotë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj e ka pasur të qartë që mandati i saj është zëvendësues dhe që i përfundon në mars të vitit 2025.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Leka tregoi dokumentin që Zaçaj e kishte nënshkruar, kur mori mandatin.

“Që kur ka bërë aplikimin, me shkresë. Kur bën aplikimin, e ka të qartë, e ka nënshkruar vetë, që mandati zëvendësues i mbaron në mars të vitit 2025. Dikur thonin që ligji është llastik. Këta e kanë bërë jo llastik, por paçavure. Ata gjyqtarët e Venecias, kur ta marrin dokumentin e asaj zonjës, ata do çuditen. Kjo na turpëron ne si shoqëri, sistemin gjqyqësor. Shyqyr që kemi SPAK që na nderon deri tani, aq sa mundemi. Me këtë sistem, me këta gjyqtarë, është e tmerrshme”, theksoi ai./abcnews.al