DOKUMENTI/ FIFA i jep të drejtë, 180 mijë € për futbollistin e Kukësit

schedule08:59 - 11 Shkurt, 2021

schedule 08:59 - 11 Shkurt, 2021

Besir Demiri e ka fituar gjyqin me MSK Zilina, për shkak se sllovakët e ndërprenë kontratën me mbrojtësin e majtë pa arsye. E gjitha ndodhi gjatë pandemisë, teksa Zilina largoi shumë lojtarë me pretekstin se nuk i përballonte dot financiarisht.

Mes tyre ishte edhe Demiri, i cili përmes avokatëve të tij e çoi çështjen në FIFA dhe kjo e fundit i ka dhënë të drejtë mbrojtësit që është grumbulluar edhe nga kombëtarja shqiptare dhe tani luan në Superiore me fanellën e Kukësit.

Kërkesa e Demirit është pranuar pjesërisht dhe Zilina duhet të derdhë në llogarinë e mbrojtësit shumën e 180 mijë eurove, plus një interes prej 5 për qindësh nga qershori, kur edhe klubi sllovak duhet ta kishte paguar shqiptarin nga Maqedonia e Veriut.

Zilina, në rast se nuk e paguan Demirin brenda 45 ditësh dënohet me mbylljen e merkatos në tre sesione, ndërsa më pas mund të merren edhe penalizime të tjera nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s. /abcnews.al

 

Vendimi i FIFA-s për gjyqin e Demirit me MSK Zilina

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!