DOKUMENTI/ Arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dosjen për nisjen me urgjencë të ekstradimit

schedule22:37 - 25 Tetor, 2022

schedule 22:37 - 25 Tetor, 2022

Arrestohet në Turqi i shumëkërkuari Ibrahim Lici. Prokuroria e Përgjithshme kërkon dosjen e tij me qëllim dërgimin e saj në Turqi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon dërgimin e akteve ndaj Licit me urgjencë me qëllim që autoritetet turke të njihen me të e të nisin procedurat e ekstradimit.

Në dokumentin e Prokurorisë siguruar nga ABC, theksohet se me datë 19 tetor ka komunikuar se Ibrahim Lici ka hyrë në territorin e Turqisë më 24 korrik 2021, në Aeroportin e “Instambul Sabiha Gokcen.

Autoritete turke kanë kërkuar paraqitjen e kërkesës për ekstradim të këtij shtetasi.

vijon…/abcnews.al/


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!