Dokumentet sekrete të Pentagonit/ Putin i sëmurë me kancer

schedule15:39 - 13 Prill, 2023

schedule 15:39 - 13 Prill, 2023

Vladimir Putin dyshohet se i është nënshtruar kimioterapisë dhe rrethi i tij i brendshëm mund të përdorë shëndetin e tij për të komplotuar kundër tij, sipas dokumenteve të zbuluara të Pentagonit.

Sipas mediave britanike, thesari shumë i ndjeshëm i dokumenteve të spiunazhit amerikan që u publikuan në mediat sociale javën e kaluar përbën një nga shkeljet më të mëdha të inteligjencës në historinë e SHBA-së dhe rikthen në vëmendje spekulimet në lidhje me përkeqësimin e shëndetit të Putinit.

Sipas dokumentave, zyrtarë të lartë të Kremlinit synojnë të shfrytëzojnë luftën në Ukrainë për të “sabotuar” Putinin. Thashethemet për shëndetin e dobët të Putinit kanë qarkulluar për muaj të tërë.

Sipas “The Sun” lideri rus ka kancer pankreatik dhe sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme. Burimet gjithashtu pohuan se ai kishte kryer një operacion urgjent vitin e kaluar dhe ishte nën përkujdesjen e një ekipi mjekësh të specializuar.

Shefi i spiunazhit than ë shkurt se shëndeti i përkeqësuar i despotit do të çojë në “zhdukjen ose kolapsin” e tij të papritur duke shkaktuar një fund të shpejtë dhe ndoshta të dhunshëm të administratës së tij.

Ukraina ka këmbëngulur shpesh se Rusia po përdor një sozi të Putinit në daljet e tij publike. Kreu i inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës, Kyrylo Budanov, pohoi gjithashtu se ai “do të vdesë shumë shpejt nga kanceri” dhe gara “tashmë” është duke u zhvilluar për të kërkuar “kurorën” e tij nga rivalët në Kremlin.

Gjithashtu sipas dokumenteve të zbuluara rishtazi, komploti për të sabotuar Putinin erdhi nga një burim i paidentifikuar rus me qasje në qarqet e brendshme të Kremlinit.

Ai përmend në mënyrë specifike Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolay Patrushev dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm rus Valeriy Gerasimov, si organizatorët e komplotit të supozuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!