Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritë jeshile dy letërporosive të percjella nga autoritetet spanjolle dhe portugeze të drejtësisë. Ato kërkojnë hetime në Shqipëri për tre raste të ndalimit në këto vende të shtetasve shqiptarë me pasaporta false.
Përpjekjet e shtetasve shqiptarë për të emigruar në vende të ndyshme të Europës, apo përtej oqeanit përmes dokumente fasle, kanë vënë në lëvizje drejtësitë e këtyre vendeve.
Për llogari të procedimeve të regjistruara për “falsifikim dokumentesh” palët përkatëse kanë kërkuar hetim edhe në Shqipëri.
“ABC News” ka mësuar se Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritë jeshile ekzekutimit të dy letërporosive, që kanë si objekt kryerjen e veprimeve hetimore në Shqipëri për shqiptarë të ndaluar me dokumente false në Spanjë dhe në Portugali.
Kështu, gjyqtari Gerdi Hoxha ka pranuar kërkesën e drejtësisë portugeze për marrjen në pyetje të dy vajzave, me iniciale C. B. dhe GJ. J.
njëra banore e Tiranës dhe tjetra e Prrenjasit për llogari të procedimit. Gjykata ngarkon Prokurorinë t’i marrë në pyetje për rrethanat në të cilat kanë siguruar pasaportat false, kur, kujt dhe sa kanë paguar për to.
Në një çështje tjetër, gjyqtari Lazer Sallaku ka pranuar letërporosinë e dërguar nga drejtësia e Spanjës. Permes saj autoritetet spanjolle kërkon të vihet në dijeni një 32 vjeçar me inicialet R. D. me banim në Tiranë, për aktet e procedimit penal të regjistruar ndaj tij në Gjykatën e Palma de Majorkës dhe për marrjen e një avokati.
Ky person ishte ndaluar nga Policia Kombëtare në 23 qershor 2016 në aeroportin e këtij vendi në bordin e një avioni me destinacion Angline, teksa mbante me vete një pasaportë false me emrin e një shtetasi italian.
Nuk ka të dhëna nëse shtetasit e mësipërm janë ndihmuar nga anëtarë të një rrjeti të madh të trafikimit të personave përmes dokumenteve false të goditur javën e kaluar nga Policia e Shtetit. /abcnews.al