“Dokumentari i RAI 3, aspak serioz”, avokati: Aty ka shumë vepra penale, i paguar nga persona që…

schedule23:49 - 24 Prill, 2024

schedule 23:49 - 24 Prill, 2024

TIRANË- Një episod të tmerrshëm dhe të neveritshëm e ka quajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dokumentarin për Shqipërinë, transmetuar ditët e fundit në televizionin publik italian, RAI 3.

Shefi i qeverisë, beson se ky material u publikua për të sulmuar kryeministren italiane Georgia Meloni, nga ata që kundërshtojnë marrëveshjen e saj me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve.

Në dokumentar hidheshin akuza për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin duke e cilësuar atë si avokat mbrojtës të trafikantëve të drogës dhe personi që sipas tyre qëndron pas marrëveshjes së emigrantëve.

Kjo temë u diskutua mbrëmjen e të mërkurës në “Ora e Fundit” në ABC News. I ftuar në studio, avokati Edmond Petraj tha se dokumentari i RAI3 nuk ishte aspak serioz dhe se akuzat për një avokat nuk kanë vend.

Sipas tij, në Atë dokumentar janë konsumuar shumë vepra penale, të cilat do të sqarohen për publikun me kalimin e kohës. Ai shkon më tej kur thotë se nuk përjashtohet mundësia se materiali i RAI 3 mund të jetë paguar nga segmente të caktuara të politikës në Shqipëri, të cilat  dëshmojnë qartësisht se nuk e duan të mirën vendit.

“Jam skeptik për atë dokumentar. Ai ishte një dokumentar që linte për të dëshiruar dhe aspak serioz. M’u duk si një dokumentar nën nivelin mesatar dhe shumë i dobët. Unë jam shqiptar dhe nuk më pëlqeu fare ai dokumentar. Ai mu duk si dokumentar i stisur dhe i paguar nga persona, që janë dashakeqës për Shqipërinë. Kam përshtypjen se ka një mbështetje nga politika jonë dashakeqëse. Segmente të politikës shqiptare janë dashakeqëse për Shqipërinë. Ai dokumentar ka vepra penale sa të duash”, u shpreh ai, duke shtuar se misioni i avokatit është të mbrojë cilindo peron, pavarësisht veprës që ai ka kryer.

Avokati Petraj theksoi se ai dokumentar do t’i kushtojë shumë imazhit të Italisë.

“Ai dokumentar do t’i kushtojë shumë imazhit italian”, tha ai./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!