Doktori humb Kalanë/ Çupi: Berisha po gjuan brenda llojit, e ka kthyer partinë në një grup kamikaz

schedule18:45 - 3 Qershor, 2025

schedule 18:45 - 3 Qershor, 2025

Adriana Kalaja është larguar nga Partia Demokratike, ndërkohë është caktuar trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen “Partizani”, ku i pandehur është Sali Berisha.

Lidhur me këto zhvillime, analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se grupi që mbështet ish-kryeministrin Berisha ka hyrë në një betejë të pasigurt dhe pa orientim, duke ndjekur një kauzë të gabuar.

“Këta kanë hyrë në një betejë të pasigurt dhe pa orientuar. Kanë hyrë në kauzën e gabuar të Berishës. Nuk mund të kesh sukses në një kohë kur ke hyrë për të mbrojtur interesat e familjes së Berishës,” u shpreh Çupi, duke shtuar se ky grup përfaqësohet nga njerëz pa vlera, ndërsa të tjerë që mund të kishin një qasje ndryshe, janë lënë jashtë.

Sipas analistit, Berisha ka marrë një rol të pozicionuar në mënyrë neutrale brenda partisë, duke ndërtuar skema që godasin pikërisht kundërshtarët e tij brenda Partisë Demokratike:

“E ka kthyer PD-në në një grup kamikaz. Nga ky pozicion neutral po gjuan brenda për brenda kundërshtarët e tij brenda PD-së. Do të pjesëtohet në shumë mënyra.”

Marrë shkas nga vizita e kryedemokratit këtë të martë në Bruksel,  Çupi shtoi gjithashtu se ish-kryeministri Berisha shpif në mes të Evropës dhe çdo pretendim për sukses të tij është absurd:

“Të mendosh që një parti si e tij të ketë sukses është absurde. Të gjithë ata që kërkojnë rinumërimin e votave janë të ndikuar nga vetë lidershipi, Meta dhe Berisha. Nuk shikoj kurrë një ndarje mes Berishës dhe Metës, sepse janë krijesa të njëra-tjetrës.”

Në lidhje me procesin gjyqësor ndaj Berishës dhe caktimin e trupës gjykuese, Çupi tha se nuk ka ndodhur asnjëherë që pas 7 muajsh të caktohet trupa gjykuese, megjithëse përgëzoi punën e gjyqtares Elsa Ulliri ai shtoi se ajo ka një damkë, që emri i saj, i cili ka një historik me PD-në dhe Berishën.

“Pas 7 muajsh nuk ka ndodhur kurrë, që i korruptuar më i madh i llojit të tij në botë u paraqit para gjyqit. Ishte një vendim i gjykatëses, një gjyqtare e re me sukses, por që ka me vete një damkë shumë të madhe, ka mbiemrin Ulliri. Kjo është një familje që është rritur në hijen e Berishës. Kjo hije sado e paragjykon gjyqtaren.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!