“Doktor Plastik” fillon të dielën në ekranin e ABC, autorja zbulon VIP-at shqiptarë që kanë kryer ndërhyrje

schedule10:15 - 11 Janar, 2023

schedule 10:15 - 11 Janar, 2023

Në ekranin e ABC News, këtë të dielë në orën 20:00 është premiera e “Doktor Plastik VIP”. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, autorja Elda Laze tregoi detaje nga ky format, që këtë sezon në qendër ka personazhet e njohur.

Ajo u shpreh se VIP-at e përzgjedhur janë nga statuse sociale të ndryshme, si aktorja e njohur Ema Andrea, e cila ka spikatur gjithmonë për thyerje tabush. Gjithashtu, një emër tjetër që zbuloi ishte Rozana Radi, që ka mbetur shumë e kënaqur nga ndërhyrja.

“Puna për këtë emision ka nisur që para një viti. Pavarësisht se gjatë kësaj kohe kam bërë zgjedhjen e personazheve, pra kanë hyrë, kanë dalë. Vijnë nga backgrounde social të ndryshëm, përfaqësojnë një status social të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Nga fundi unë doja një personazh të madh, me një karrierë të gjatë, jo me një karrierë nga një reality-show, që është shumë e thjeshtë për t’i bindur. Por doja një personazh që e kishte përfaqësuar veten e vetë shumë mirë me imazh publik për shumë mirë. Mendova për Ema Andrean dhe kemi bërë shumë biseda. Ajo si personazh ka thyer shumë tabu, edhe gjatë rrëfimit të saj, ajo tregon se pinte cigare përpara të gjithëve dhe për këtë është paragjykuar.

Është një grua shumë e bukur realisht, e përfaqëson shumë mirë moshën e saj. Megjithatë, të jemi real, ekrani do imazhe të bukura. Edhe Ema kishte disa gjëra te vetja dhe nuk e dinte se çfarë donte, por në konsultë me Doktoreshën Rezartën gjetën se çfarë do të bënte dhe është shumë shumë e kënaqur.

Një tjetër personazh është Rozana Radi, e cila e ka shprehur edhe në rrjetet sociale se një pjesë të ‘look-ut’ ia dedikonte Doktoreshës”, u shpreh Laze./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!