Monolog nga Erion Kristo:
Doktor të lutem më shpëto. Doktor nuk dua të vdes. Ne kujtohemi për doktorin vetëm kur zjarri ka vajtur në kat të dytë. Ne si shoqëri e kemi më kollaj ta fajësojmë mjekun, ta qëllojmë, por kurrë nuk e shtrojmë diskutimin çfarë janë mjekët dhe cila është detyra e tyre.
Ne vazhdojmë t’i trajtojmë mjekët sikur jemi në kohët e komunizmit, por kohët kanë ndryshuar. Problemi themelor nuk është profesionalizmi i mjekëve, por profesionalizmi i politikanëve.
Janë ata që e kanë katandisur sistemin tonë shëndetësor që nuk ke ku ta zësh pasi miliona euro shkojnë atje ku nuk duhet dhe atje ku duhet nuk hidhet asnjë lek. Ne të gjithë nxjerrim nervat dhe gjithë egërsinë që kemi brenda vetes mjekëve. Ne nuk e çmojmë jetën as sa duhet se po ta çmojmë, në shoqërinë tonë njerëzit më të nderuar dhe më të pasur do të ishin mjekët.
Ne kemi skafistët, kemi kanabistët, politikanët njerëzit më të shquar dhe më të pasur. E në këtë pikë kemi ngelur se sa herë që do t’ju bëjmë qefin politikanëve aq herë do të vuajmë në dyert e spitaleve, kurrë mos e harroni këtë.
/abcnews.al/