Doka: Hysaj në një pozicion me mua? Te Napoli luan në të majtë

schedule18:32 - 18 Nëntor, 2020

schedule 18:32 - 18 Nëntor, 2020

Albi Doka vazhdon të tregojë nivel të lartë. Edhe sot e nisi si titullar ndeshjen me Bjellorusinë dhe e shpërbleu besimin e Rejës.

Pas ndeshjes ish-talenti i Tiranës, që aktualisht është pjesë e Goricës në Kroaci, foli në RTSH dhe tregoi emocionet e para si dhe foli për vazhdimësinë në kombëtare.

“Unë nuk kënaqem kurrë. Për mua notat i vendosin të tjerët. Hysaj është lojtar i mirë dhe luan në ekip të madh. Këtë e di trajneri, por Hysaj luan edhe në të majtë dhe pse jo të jemi të dy në fushë.

Duke u rritur dhe duke u pjekur më shumë fiton edhe eksperiencën dhe këtë e kam bërë edhe unë”, u shpreh Doka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!