Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dojna Mema rrëfen pasiguritë që ka kaluar në adoleshencë, ka një këshillë për të gjithë

schedule15:14 - 20 Prill, 2022

schedule 15:14 - 20 Prill, 2022

Dojna Mema është një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Moderatorja, e cila është në pritje të fëmijës së parë, ka bërë një intervistë virtuale me ndjekësit, ku ka ndarë detaje nga jeta personale. Njëri prej tyre e ka pyetur moderatoren për pasiguritë në adoleshencë.

“Gjatësia dhe imtësia. Ndihesha aq e vockël në një kohë kur shoqet e mia dukeshin të rritura. Fillova të mbaja taka, derisa fillova te dilja me një çun I.98 të cilit i pëlqeja shumë më shumë me atlete dhe thjeshtë. Se vrava më mendjen dhe filloi të më dukej vetja super yll.



Morali: Nëse nuk arrin ti tejkalosh vetë pasiguritë, rrethohu nga njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë dhe shohin më të bukurën tek ti”, u shpreh ajo. Kujtojmë që Dojna dhe Vlashenti u martuan pak javë më parë në një ceremoni shumë të thjeshtë dhe private.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!