Dojna Mema dhe Vlashent Sata prindër për herë të parë, zbulojnë gjininë e bebit me videon e ëmbël

schedule17:45 - 17 Mars, 2022

schedule 17:45 - 17 Mars, 2022

Shumë shpejt, Dojna Mema dhe Vlashent Sata do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja zgjodhi ta bëjë publike lajmin e ëmbël në 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ndërkohë, sot përmes disa tullumbaceve, të cilat kanë lëshuar pupla ngjyrë bojëqielli, çifti kanë zbuluar se bebi do të jetë djalë.

“Që tani e imagjinoj kapitullin e ri të jetës sime ku pasi të kem shkelur çdo Lego nëpër shtëpi dhe të di gjithçka mbi Minecraft, ai do më thotë: O ma je më e bukura! E ça t’i thuash pastaj? Mblidh legot?!”, ka shkruar Dojna krahas videos, ku shihet momenti i gëzueshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Kujtojmë që pak muaj më parë, moderatorja i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!