Dojna dhe Vlashenti janë të bindur që tani se kujt do t’i ngjajë bebi

schedule18:25 - 7 Prill, 2022

schedule 18:25 - 7 Prill, 2022

Që kur zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë, Dojna Mema ka ndarë mjaft detaje me ndjekësit e saj. Moderatorja, e cila do të bëhet me një djalë, ka zgjedhur Spitalin Amerikan për të ndjekur shtatzëninë ndërsa së fundmi ka kryer dhe ekon morfologjike.

Teksa la ndarë një foto nga vizita në Instagram, moderatorja shprehet se gjithçka po shkon shumë mirë ndërsa pranon se kanë nisur dhe diskutimet e para me partnerin e saj, Vlashent Satën se kujt do t’i ngjasojë bebushi që pritet të vijë në jetë.

“Këto janë takimet më të bukura në botë. Sot bëmë ekon morfologjike e cila është shumë e rëndësishme dhe falë Zotit gjithçka është në rregull, madje kemi edhe një pamje më të qartë të tiprave të bebushit. Jemi pa konfuzë se Vlashentit i duket si vetja, ndërsa mua, kopja ime. #20Weekspregnant”, ka shkruar Dojna. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!