Dojna dedikim të ngrohtë Vlashentit: Uroj që djali kur të rritet të bëhet si ti

schedule17:16 - 9 Nëntor, 2022

schedule 17:16 - 9 Nëntor, 2022

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Prej disa muajsh, ata janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol.

Që nga ai moment, çifti nuk nguron që herë pas here të ndajë momente me të birin në rrjetet sociale. E njëjta gjë, ka ndodhur edhe pak minuta më parë.

Dojna ka postuar në Instagram disa foto, ku shfaqen teksa e ushqejnë të voglin e tyre. Krahas imazheve të ëmbla, moderatorja i ka dedikuar edhe disa fjalë tepër të ngrohta partnerit, të cilat kanë prekur zemrat e të gjithëve.

“Zemra ime kur te rritesh uroj te behesh nje baba si babai yt. Ai ka qene gjithmone aty qe nga dita e pare per te te vendosur ne gjirin tim dhe eshte aty çdo nate krah mamit tend.

Ndaj kur ai te ushqen me po te njejten dashuri, mua me mbushet zemra plot”, shkruan Dojna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!