Dogji qëllimisht makinën e një 32 vjeçareje, pranga të riut në Korçë

schedule13:21 - 6 Korrik, 2021

schedule 13:21 - 6 Korrik, 2021

Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi për motive të dobëta i ka vënë zjarrin makinës së shtetases S.B.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendit e quajtur “Ish-Fusha e Druve”, ku dyshohet se për motive të dobëta, 31 vjeçari i ka vënë flakën mjetin tip “Toyota”.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 54 vjeçar i cili akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme  në një sipërfaqe pyjore në zonën e    Vithkuqit, Korçë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Druve”, dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur me zjarr mjetin tip “Toyota” në pronësi të shtetases S. B., 32 vjeçe, banuese në Korçë.

Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Vithkuq, pasi nga veprimet hetimore të kryera dyshohet si autori i zjarrvënies në një sipërfaqe pyjore, ngjarje e ndodhur më datë 02.07.2021, në zonën e Vithkuqit, Korçë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /abcnews.al