Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar ish-ushtarin serb të Bosnjës, Radomir Shushnjar me 20 vjet burgim, për djegie të 57 boshnjakëve gjatë luftës në vitet 1992-1995.
Shushnjar, 64-vjeçar, është dënuar më 30 tetor për vjedhje dhe ndalim ilegal të civilëve në këtë incident, në të cilin janë vrarë 26 persona afër qytezës Vishegrad. Në mesin e personave të vdekur ka qenë një foshnje dyvjeçare.
Disa myslimanë boshnjakë ishin fshehur pas një sulmi në fshatin Koritnik. Ata më pas ishin dërguar në një shtëpi, së cilës i ishte vënë zjarri me mjete shpërthyese. Gjykata ka gjetur se Shushnjar dhe ushtarë tjerë në ushtrinë e serbëve të Bosnjës kanë qëlluar në këtë shtëpi, duke parandaluar ikjen e personave që kanë qenë brenda.
Shushnjar ka jetuar në Francë për disa vite, para se të arrestohej me kërkesë të Bosnjës, ku është ekstraduar në vitin 2018./ABC News Albania