Dogjën mandatet, PD-LSI do të marrin 600 milion lekë nga buxheti i shtetit

schedule15:24 - 10 Janar, 2020

schedule 15:24 - 10 Janar, 2020

Edhe pse janë jashtë parlamentit, PD dhe LSI do të marrin këtë vit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rreth 600 milionë lekë, për të përballuar veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2020. Anëtari i KQZ, Bledar Skënderi i tha ABC News, se ligji e lidh financimin jo me qënine ose jo në parlament, por me rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.


Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dogjën mandatet parlamentare, por nuk hoqën dorë nga privilegjet.

Ato do të marrin së bashku 600 milionë lekë të vjetër nga buxheti i shtetit për të përballuar veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2020.

Qeveria ka shkurtuar fondet për partitë pas tërmetit, duke dhënë 500 milionë lekë të vjetër më pak në total. Sipas llogarive të reja, PD pritet të përfitojë rreth 390 milionë lekë (të vjetra), ndërsa LSI rreth 200 milionë.

Partia Socialite do të përfitojë 630 milionë lekë, ndërsa shuma tjetër do të ndahet mes partive të vogla, sipas votave të grumbulluara në zgjedhjet e vitit 2017./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!