Dogjën eskavatorin me vlerë 150 mijë euro, vihen në pranga dy persona në Kamëz

schedule11:27 - 20 Janar, 2024

schedule 11:27 - 20 Janar, 2024

Dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, janë arrestuar nga policia në Kamëz, në kuadër të operacionit policor të koduar “Herraj”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, më datë 19.10.2023, në fshatin Herraj, kanë djegur një eskavator me vlerë 150 mijë euro.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjeti të cilin dy autorët e dyshuar, kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!