“Dogana pa letra”, Denaj: Ky proces përafron ligjin doganor me atë të BE

schedule11:10 - 22 Maj, 2019

schedule 11:10 - 22 Maj, 2019

“Dogana pa letra” është shërbimi më i ri doganor në vendin tonë, proces i cili u prezantua gjatë së mërkurës nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Në fjalën e saj ministrja Denaj theksoi se ky proces përafron ligjin doganor me atë të BE-së dhe bën të jemi më avangardët në rajon.

“Jemi sot për të inauguruar një proces të rëndësishëm, proces pa letra në shërbimin doganor. Ka një procedurë që përafrohet me procedurat e BE kur vjen qasja ndaj shërbimit doganor. Në 93% të rasteve realizon kontakt zero me operatorët ekonomikë, kohë optimale procedimi dhe në bazë të matricës së riskut të gjithë operatorët që konsiderohen me risk të lartë  janë ata që i nënshtrohet një kontrolli të plotë me gjithë letrat, të tjerët jo. Ky është vetëm një hap që kodi doganor na ka detyruar për t’i përfaruar me BE. Përafrimi i ligjit dhe kodit doganor me BE ka qenë baza për të vendosur theksin te objektivat që do arrijmë”./ abcnews.al