Dogana e përbashkët në Morinë, në terminal ende punohet

schedule14:01 - 8 Qershor, 2018

schedule 14:01 - 8 Qershor, 2018

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen për unifikimin e doganave mes dy shteteve shqiptare, por terminali doganor ende nuk është gati për t’u vënë në dispozicion të qytetarëve. Puna po ecën me ritme të ngadalta, ndërsa në Morinë fluksi sa vjen e rritet.

Në Morinë ende nuk ka përfunduar infrastruktura për doganën e përbashket Shqipëri-Kosovë.

Ngarkesa në këtë pikë kufitare sa vjen e rritet. Fluksi i hyrje daljeve ka kaluar çdo parashikim qoftë me qytetarë e pushues ditorë, por edhe me shkëmbime tregetare.

Por puna për terminalin doganor vijon me ritme jo të kënaqshme.

Të gjitha këto vonesa  zemërojnë udhëtarët që u duhet të kalojnë përmes Morinës.

Ka nga ata që i kanë humbur shpresat se do të shpëtojnë një ditë nga orët e gjata të pritjes dhe zvarritje të procedurave.

Por disa transportues mallrash mendojnë se marrëveshja e unifikimit të doganave do të krijojë lehtësira për ta.

Investimi i nisur prej vitesh nga financimet e BE ishte parashikuar të përurohej vetëm një javë më parë. Me vënien në funksion të dogaanës së përbashkët do të punohet me procedurë të përshpejtuar dhe udhëtarët e bizneset do i nënshtrohen kontrolleve më të pakta. /abcnews.al

Gazetar i ABC News: Bujar Muçmata

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!