Dogana e Morinës bosh

schedule15:49 - 26 Maj, 2019

schedule 15:49 - 26 Maj, 2019

Këtë fundjavë dogana e Morinës në Kukës ishte bosh. Ajo dukej sikur ishte braktisur, si nga kosovarët që preferojnë bregedin në Shqipëri ashtu edhe nga shqiptarët që vizitojnë qytetet e Kosovës.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që fundjava në doganën e Morinës në kufi me Kosovën të jetë kaq  e zbrazët. Dhe në ditët më të ftohta të dimrit, vargu i mjeteve ka ekzistuar ne dy anët e saj.

Por këtë të dielë në doganë ishte qetësi. Tek tuk ndonjë udhëtar ka kaluar nga Kosova për në Shqipëri ose e kundërta.

Policet e kufirit besojnë se situata ka lidhje me Ramazanin, apo me ndryshimet e motit.

Por shifrat në kohë të ndryshme, tregojnë se kosovarët edhe kur kanë qenë në muajin e Ramazanit kanë vizituar masivisht Shqipërinë.

Ndoshta bregdeti është lënë për t’u shijuar pas festës që Bajramit që përkon dhe me hapjen zyrtare të sezonit turistik.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!