Dodik: Shpallim pavarësinë e Republikës Srpska nëse Schmidt vendos në fuqi ligjin për pronat

schedule16:40 - 13 Shtator, 2023

schedule 16:40 - 13 Shtator, 2023

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi se do të shpallë pavarësinë e këtij etniteti nga Bosnja dhe Hercegovina, nëse përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në këtë shtet, Christian Schmidt, vë në fuqi ligjin për pronat.

Dodik u shpreh se nuk do ta njohim aktakuzën e prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës ndaj dhe drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiç.

“Republika Srpska është e aftë dhe e gatshme të mbrojë integritetin e saj dhe Kushtetutën. Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e institucioneve Srpska, liderët e partive dhe përfaqësuesit serbë në institucionet e BeH-së, u konfirmua unitet i plotë. Ne pajtohemi që të hedhim poshtë aktakuzën që u konfirmua kundër presidentit të Srpska dhe ushtruesit të detyrës Drejtori i Gazetës Zyrtare, Millosh Lukiç, dhe se nuk do t’i pranojmë vendimet e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës sepse nuk mund të llogaritet objektiviteti i tyre.

Në takim, ne ritheksuam se Schmidt nuk është përfaqësues i lartë ligjor dhe se ne refuzojmë çdo aktivitet të tij për çdo çështje. Ne besojmë se të gjitha ligjet e vendosura nga përfaqësuesit e lartë duhet të futen në rend dite. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës ishte e instrumentalizuar politikisht në çështjen e pronës dhe ne i refuzojmë vendimet e tilla. Nëse Schmidt vendos një ligj për pronën, do të mbahet një seancë e Asamblesë Kombëtare dhe menjëherë pas kësaj do të shpallet statusi i pavarur i Republikës Srpska. Ne pajtohemi se është e padobishme, e dëmshme politikisht dhe e panevojshme të mbahen takime me stafin nga ambasadat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të SHBA, ku përfshihen ambasadorët, si dhe stafi i Schmidt dhe ODIHR”, theksoi ndër të tjera Dodik gjatë një konference për mediat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!