Dodik-sekretarit Amerikan të Shtetit: BiH që po ndërtoni është e paqëndrueshme

schedule14:30 - 27 Qershor, 2024

schedule 14:30 - 27 Qershor, 2024

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, i është përgjigjur kritikave të sekretarit Amerikan të Shtetit, James O’brien.

Dodik deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina, për të cilën O’Brien tha se po ndërtohet nga SHBA, është e paqëndrueshme dhe sipas tij çdo zhvillim varet nga ecuria e tyre dhe jo nga James O’Brien.

“Fatmirësisht, nuk varet nga Sekretari i Shtetit i SHBA James O’Brien, por nga ne,” u tha Dodik gazetarëve në Banja Luka.

Më tej theksoi se për qëllimet e amerikanëve flet shumë fakti që fillimisht krijuan luftë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më pas u imponuan si ndërmjetës, për të bërë tregti në këto zona në vazhdimësi për tridhjetë vjet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!