Dodik: Republika Srpska dërgon propozim në Bruksel për të shtensionuar krizën në Bosnje dhe Hercegovinë

schedule16:51 - 18 Korrik, 2023

schedule 16:51 - 18 Korrik, 2023

Milorad Dodik tha se Republika Srpska sot dërgoi propozimin e saj në Bruksel për të shtensionuar krizën në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Propozimi nënkupton të theksohet se çfarë thotë Kushtetuta, që është se BiH është e përbërë nga dy njësi dhe tre popuj përbërës, të ndarë territorialisht sipas parimit të 49:51 dhe se ne duhet ta respektojmë këtë, ashtu siç duhet të respektojmë zonën zgjedhore të popullit,” u tha Dodik gazetarëve në Banja Luka.

Sipas tij, kjo është baza mbi të cilën Bosnja dhe Hercegovina mund të shkojë më tej.

Dodik deklaroi se në aspektin operacional u propozua që të vihen për shqyrtim të gjitha çështjet e hapura, pra që 14 prioritete nga Opinioni i Komisionit Evropian të zgjidhen së bashku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!