Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dodik ra dakord me SHBA”/ Vokshi: Ndaj iu hoq non grata. Balliu: Berisha nuk tërhiqet, s’jeton dot pa pushtet

schedule23:37 - 29 Tetor, 2025

schedule 23:37 - 29 Tetor, 2025

Analisti Indrit Vokshi thotë se Millorad Dodik doli nga lista e zezë e SHBA, pasi dha dhorëheqjen nga posti i presidentit të Republikës Srpska.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Vokshi u shpreh se Dodik ra dakord me SHBA, ndryshe nga kreu i PD, Sali Berisha, i cili vijon të jetë i sanksionuar.

Ndërsa ish anëtarja e PD, Alesia Balliu deklaroi se Berisha nuk tërhiqet nga politika, sepse nuk mund të jetojë pa pushtet.

Indrit Vokshi: Ish presidenti Dodik ka dhënë dorëheqjen nga posti. Kemi të bëjmë me marrëveshje politike. Non grata ka qenë për të larguar nga politika disa njerëz. Në rastin e Dodik ia kanë arritur. Vetë e dha dorëheqjen si president. E kanë mbyllur politikisht, e kanë pasur të rëndësishme të mos preket marrëveshja e Dejtonit. Duke ardhur në këtë pikë, e kanë shantazhuar me burg, me goditje financiare dhe penale. Dodik ka rënë dakord dhe ëstë larguar nga politika.

Alesia Balliu: Nëse Berisha do ishte tërhiqur nga politika në 2013, edhe nga militantët e PD do ishte kujtuar me nostalgji. Berisha preferon të rrijë në krye. Nuk mund të jetojë pa pushtetin e tij politik. Nëse Berisha ikën, bashkë me të ikën e gjithë Kryesia dhe elita e PD. Nëse ndodh, do jetë për të mirën e PD dhe për vendin. Do ketë reformim dhe frymë të re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!