Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë e ka dënuar presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.
Eksperti i Sigurisë, Arben Dashevci në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, u shpreh se dënimi i presidentit të Republikës SRPSKA, është një arritje për Bosnjën.
“Po flasim për një njeri të sanksionuar nga departamenti amerikan i thesarit. Ky ka paraqitur gjithmonë pasiguri. Dhe gjithmonë ka synuar përçarjen. Nuk ka respektuar ato që duhet të respektohen. Ky vendim është një mesazh i qartë edhe për presidentin Vuçiç. Nëse sheh problemet e brendshme që ka ky president, kujt do t’i konvenonte më shumë kjo situatë. Por zhvendosja e vëmendjes është si “një pikë në oqean” sepse ai i ka problemet e jashtme. Por që t’i kundërvihesh bashkisë ndërkombëtare, nuk mendoj që do t’ja arrijnë qëllimit, sikurse bashkëpunëtori i Rusisë, Vulin, njësoj mund të thuhet edhe për presidentin.
Më tej ai nënvizoi se Dodik ka mbështetjen e Moskës, dhe se retorikat e tij nuk kanë pasur të ndalur: “Vizita e ish-drejtorit të CIA-s në Bosnje dhe Hercegovinë, ka qenë vula për mënyrën se si i ka ndërruar fjalët. Un e shoh vetëm fundit e tij sepse po flasim për një njeri të sanksionuar nga departamenti amerikan i thesarit”, shtoi ai.
Gjithashtu Dashevci komentoi edhe procesin zgjedhor në Kosovë.
“Ende nuk dihet se si u sulmua faqja e KQZ. Ajo që na intereson është që të përfundojë numërimi i votave dhe Republikës së Kosovës, i konvenon që të jemi nën ombrellë. Republika e Kosovës, është një projekt amerikan. E dimë këtë, por Republikës së Kosovës, si kurrë më parë ,nuk i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe të jemi në koordinimin, bashkëveprim me qeverinë Trump 2”, tha më tej ai.
/abcnews.al/

