Dodik i rrezikuar? BE mund të shpallë disa zyrtarë “Non Grata”

schedule15:48 - 10 Nëntor, 2021

schedule 15:48 - 10 Nëntor, 2021

Me 15 nëntor në mbledhjen e ardhshme të ministrave të jashtë të BE-së, do të diskutohet vendosja e sanksioneve dhe shpallje e politikanëve “non grata”. Masa paralajmëruese BE mund të marrë edhe ndaj disa udhëheqësve politikë të Bosnjes Hercegovinës.

Siç ka raporton Klix.ba referuar burimeve diplomatike, Gjermania ka nisur një proces të diskutimit të sanksioneve për fajtorët kryesorë për krizën politike dhe të sigurisë në Bosnje Hercegovinë.

Në fokus së fundmi kanë qenë deklaratat e përfaqësuesit serb të Bosnjes Milorad Dodik i cili kërcënoi me tërheqje të Republikës Srpska nga Bosnje-Hercegovina duke thënë se Pakti i Dejtonit ka dështuar. Sipas raportit të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt, kjo i referohet në radhë të parë Dodik, por edhe të gjithë atyre individëve dhe kompanive që financiarisht ose ndryshe mbështesin politika destruktive.

Kujtojmë se  takimi i fundit në Sarajavë mes zv/ndihmës sekretarit të shtetit amerikan Gabriel Eskobar dhe Këshillit Presidencial të Bosnjes, Dodik uli tonet kërcënuese. Megjithatë, duke pasur parasysh retorikën dhe lëvizjet politike të Dodik, i cili, pavarësisht paralajmërimeve amerikane dhe evropiane, vazhdon të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga institucionet e BiH, kësisoj sanksionet janë gjithnjë e më të mundshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!