Dodik: Bosnje dhe Hercegovina nuk ka të ardhme, Republika Srpska do të duhet të vendosë për statusin e saj

schedule14:50 - 28 Mars, 2024

schedule 14:50 - 28 Mars, 2024

Presidenti i Republikë Srpska, Milorad Dodik deklaroi se qëllimi i të gjitha presioneve ndaj Republikës Srpska është ta bëjnë atë të pakuptimtë, ta dobësojnë dhe ta detyrojnë të pranojë vendimet e imponuara.

Ai vuri në dukje se të gjitha lëvizjet e qeverisë së Republikës Srpska kanë për qëllim ruajtjen e Marrëveshjes së Dejtonit dhe kompetencave kushtetuese të Bosnje dhe Herecgovinës, shkruan N1.

Dodika tha se nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e Republikës Srpska dhe popullit serb dhe se kurrë nuk do të sakrifikojë interesat e Republikës Srpska për ato personale.

“Nuk do të dorëzohem, pavarësisht se si do të ndikojë tek unë. Nuk do të ndalem, do të shkoj deri në fund për të luftuar, pavarësisht se sa më prek mua personalisht. Nëse shoh se RS ka një problem, do t’i pyes njerëzit në referendum se çfarë të bëjmë dhe si të veprohet”, u shpreh Dodik në fjalimin e tij para deputetëve në Asamblenë Kombëtare të Republikës Srpska.

Sipas tij, do të vijë momenti kur Republika Srpska do të duhet të vendosë për statusin e saj të mëtejshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!