Doçi: Futbolli i femrave? Krijohen ekipe vetëm për lekët e Federatës

schedule23:31 - 31 Tetor, 2019

schedule 23:31 - 31 Tetor, 2019

Futbollistja e Vllaznisë, Megi Doçi, është e ftuar në emisionin “Pressing”, aty ku foli për futbollin e femrave. Në fjalën e saj, një ndër futbollistet më të mira në Shqipëri tha:

FUTBOLLI I FEMRAVE – “Futbolli i femrave është në hapat e para, pasi ka vetëm 12 vite që luhet futboll në Shqipëri. Deri më tani, është bërë një rritje e madhe, shihet dhe te Kombëtarja, që ka marrë rezultate të mira. Mendoj se ekipet që janë në kampionat nuk futen si ekipe për ta rritur futbollit, por futen për të ndalur Vllazninë që të dalë kampionë.

Shumë persona thonë që Vllaznia e ka prishur kampionatit, pasi e fiton gjithmonë. Siç e thashë më parë, nuk punohet tek ekipet tjera, që të ndërtohen me frymën e duhur, të rriten vetë dhe të arrijnë diçka të bukur. Shumë ekipe ndërtohen vetëm që të marrin ato lekët nga Federata dhe t’i dalin përballë Vllaznisë.

Është e vështirë, pasi në Shqipëri ka dhe mentalitetin që femrat nuk mund të luajnë futboll. Në vendet nordike, femrat luajnë që në moshën 6 vjeçare. Kështu duhet të bëhet edhe këtu, por është shumë e vështirë, pasi nuk ka kushte. Një femër nuk mund të ndërrohet në fushë siç mund të ndërrohen meshkujt”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!