Kukësi është ende në kërkim të fitores së parë dhe ndeshjen e radhës e luan kundër Laçit. Në prag të këtij dueli foli para mediave trajneri Enkeleid Dobi.
“Ndeshjen e nesërme me Laçin e vlerësojmë si finale. Duke parë kushtet në të cilat jemi, çdo ndeshje është si finale dhe duhet të vlerësohet si e tillë”.
“Deri tani nuk kam parë një skuadër që të bëjë diferencën në Shqipëri dhe të ketë nivel më të lartë. Të gjitha skuadrat janë thuajse të një niveli dhe janë vetëm detajet ato që bëjnë ndryshimin”.
“Gjendja fizike? Do të shihet në fushë. Normalisht në stërvitje është shumë ndryshe nga ndeshja dhe gjendja e vërtetë e futbollistëve shihet vetëm në fushë gjatë ndeshjes”, tha Dobi. / abcnews.al