Dobi: Kam sfidë me vetën për të kthyer Kukësin ku i takon, shpresoj që kthesa të vij nesër

schedule19:25 - 18 Shtator, 2022

schedule 19:25 - 18 Shtator, 2022

Kukësi pret ditën e nesër në “Kukës Arena” Partizanin në një sfidë që do të nisë në orën 15:00.

Në këtë përballje në stolin e verilindorëve do të debutojë Enkelejt Dobi, i cili mori frenat e ekipit pas dorëheqjes së Skënder Gegës.

Tekniku durrsak do të kërkojë që ta nisë eksperiencën e tij te Kukësi me fitore, e cila do të ishte edhe 3 pikëshi i parë për verilindorët në këtë kampionati.

Në konferencën në prag të këtij dueli, Dobi theksoi se tashmë sfidën më të madhe e ka me vetëm për të çuar skuadrën aty ku i takon.

Partizani? “Po të mos mendoja që e kthejmë Kukësin në vendin që i takon, nuk e merrja. Gjithmonë kam një sfidë, këtë herë kam sfidë me veten. Është më mirë të marrësh ekip si është situata tani dhe ta ngresh lart, sesa të marrësh një ekip lart dhe të shkosh poshtë. Situatat dhe synimet janë të njëjta për Kukësi , për luftën dhe vendin që i takon. Do të bëjmë ca është e mundur. Kam pasur këtë javë një angazhim nga të gjithë për të më plotësuar gjithçka për të arritur atë që duam. Tani duhet që me kushtet e plotësuara gjatë javës, t’i realizojmë sepse nuk do të jetë vetëm sukses i Enkeleid Dobit, por i përbashkët duke nisur nga presidenti e deri te ajo zonja që na gatuan çdo ditë”.

Kërkesa e presidentit? “Shpresojmë dhe kemi punuar që kthesa të jetë që nesër. Nuk kemi kohë sepse kemi humbur dhe fillimi nuk ka qenë ai i duhuri por si mund ta shpreh me metaforë, kur hyn në autostrade dhe ndodh defekt, duhet ta gjejmë defektin për ta rregulluar dhe të hyjmë në rrugën e duhur. Kjo është e gjitha. Duhet energji e mirë, duhet lëngu i mirë dhe gjithçka me sasinë e vet. Jemi duke punuar dhe do të punojmë akoma. Jemi fokusuar këtë javë te Partizani sepse deri dje ishte lider dhe e konsiderojmë lider, me një histori dhe me trajner  të ri por që ka pasur më shumë kohë. Nuk dua të gjej justifikime por zgjidhje. Jemi munduar të gjejmë gabimet dhe ti korrigjojmë për ti vendosur në funksion”.

Gjendja e ekipit? “Dihet që Tiago nuk luan por do të bëjmë sepse kemi grup ku secili do të japë kontributin e duhur sepse këto gjëra merren parasysh. Do të bëjmë zgjedhjen e duhur. Kam qenë lojtar dhe kam pyetur veten pse nuk kuaj në Champions, por ndoshta nuk kam bërë zgjedhjen e duhur. Ka shumë rrugica dhe humbim, por ne duhet të tregojmë përulësi dhe dinjitet për fanellën qe veshim por edhe karakter”.

Stërvitja? “Varet nga çfarë dite. Nuk stërvitemi çdo ditë 1 orë ose çdo ditë dy orë. Varet nga dita dhe ngarkesa. Sot nuk mund të stërvitemi dy orë sepse nesër kemi ndeshje. Mund të stërvitemi edhe dy orë por a është e mjaftueshme? Fusha e tregon këtë gjë. Dua të them se nuk duhet sasia por cilësia. Gjithmonë kam punuar me cilësi. Dua të përdor një metaforë. Nëse kam etje për ujë, nuk është mirë sepse thahem por nëse marr shishen e ujit dhe e kthej, ndjej dhimbje dhe nuk është i shëndetshëm. Duhet aq ngarkesë dhe cilësi sa duhet”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!