Dobësimi i euros në nivele rekord ka efekte të ndryshme negative dhe pozitive për biznesin dhe ekonominë shqiptare.
Ministrja e Financave dhe Ekonimisë, Delina Ibrahimaj thotë se forcimi i lekut godet kryesisht eksportuesit, por favorizon kompani të tjera.
Ajo u shpreh se kursi i këmbimit në Shqipëri vepron në bazë të kërkesë-ofertës. Shkaqet e forcimit të lekut, sipas Ibrahimajt, janë rritja e investimeve janë rritja e investimeve, remitancat dhe tuzimi në vendin tonë.
“Pra, kur analizojmë efektin e zhvlerësimit të lekut, pozitiv dhe negativ, ne e analizojmë atë në tërësi dhe sigurisht, jemi në kontakt për të dëgjuar shqetësimet e të gjithë eksportuesve. Jo më larg se javën e ardhshme ne do të kemi një takim specifik për këtë çështje. Por, ne kemi vendosur që të kemi një kur fleksibël të këmbimit. Nëse do të shohim performancën e ekonomisë shqiptare, në krahasim me performancën e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, e cila ka një farë përcaktimit të kursit të këmbimit, Shqipëria ka pasur një performancë shumë të mirë dhe një nga elementët ka qenë edhe ky.