“Do vijojmë me detyrat” Rama për mos hapjen e negociatave: Jam i qetë, BE ka hallet e veta

schedule13:27 - 1 Korrik, 2022

schedule 13:27 - 1 Korrik, 2022

Duke u ndalur tek fillimi negociatave kryeministri Edi Rma u shpreh se Shqipëria do të vijojë të bëjë detyrat dhe objektivi është pikëpamja e Komisionit Europian. Rama theksoi se është në dorë të tyre se kur vendosin datat dhe po ashtu për çfarë është arritur dhe çfarë nuk është arritur.

“Për sa kohë jemi në rregull me detyrat e shtëpisë jam i qetë. Se e di që është fakt i thjeshtë se BE është një krijesë me tekat e veta dhe me hallet e veta. BE ka kapriçot dhe dobësitë e veta. Unë jam tërësisht i qetë që ne e kemi bërë tonën dhe do vazhdojmë ta bëjmë tonën. Në Bruksel bashkë me kolegët e tjerë me Vuçiç dhe Dimitar Kovačevski kemi bërë më të mirën.” tha Rama.

Për sa u përket akuzave të opozitës për investimet strategjike nga bashkëshortit dhe ministres Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama theksoi se opozita do të vijojë me hedhjen e akuzave por ai është i qetë.

Rama theksoi se “vesi del me shpirtin” dhe ata nuk do ndryshojnë kurrë. Sipas Ramës qeveria është mikpritëse për çdo shenjë ndryshimi por sipas tij nuk do ndryshojnë.

“Kjo tërheqja zvarrë për të bërë përbaltje publike është një praktikë që nuk do të ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe e përcaktuar. Ne ose do bëjmë punët duke qenë të vetëdijshmë për atë që jemi. Kemi të metat tona ose do merremi me këta. Në veten time e kam të qartë çdo minut i humbur është mëkat i madh. Le ta gjykojnë institucionet” tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!