“Do vijë racë tjetër…si në Dubai”, debate në “Log.” për Portin e Durrësit, Selenica: Shqipëria nuk ka asnjë port

schedule22:32 - 25 Nëntor, 2022

schedule 22:32 - 25 Nëntor, 2022

Projekti për portin e Durrësit ka përplasur të ftuarit e sotëm në emisionin “Log.” në ABC.

Geri Selenica, Drejtor i Qendrës për Studime Strategjike tha se në Shqipëri nuk ka asnjë port strategjik për shkak se nuk kanë thellësi. Sipas tij porti i Durrësit është për peshkarexha dhe jo për anije kontejnerësh.

I një mendimi ndryshe ka qenë Inxhinieri Tomorr Spahiu i cili tha se thellësia e portit të Durrësit aktualisht është 11.5 metra.

Neritan Alibali, nga ana tjetër ka theksuar se Shqipëria do të mbetet 5 vjet pa port për shkak të ndërtimit të portit të ri.


Pjesë nga debati:

Inxhinieri, Tomorr Spahiu: E ka 11.5 thellësinë maksimale. Në 2007 u bë pastrimi i fundit me 2.5 milion euro. “

Geri Selenica: Porto Romano do bëhet me gërmim dhe do bëhet 16 metra thellësi.

Briseda Shehaj: Kemi arritur maksimalin.

Geri Selenaci: Nuk është port, Porti i Durrësit. Në Shqipëri nuk ke asnjë port. Edhe Vlora nuk është e thellë. Si do të hyjnë anijet.

Briseda Shehaj: Me satelit e matim thellësinë. Dëgjojeni profesorin të japi informacionet e tij. Do ketë tender aty.

Inxhinieri, Tomorr Spahiu: Në portin e Durrësit janë future anije 50 mijë tonëshe. Edhe sot futen anije 30 mijë tonshe.

Geri Selenaci : Ato shkarkohen në Kroaci. Nuk futen dot.

Geri Selenaci: I gjithë bregdeti shqiptar nuk ka një port. Durrësi është pa port për anije për të zënë peshk.

Geri Selenaci: Do sjellin një racë tjetër këtu. Një racë tjetër njerëzish. Si në Dubai. Njerëz inovativë, shkencëtar.

Briseda Shehaj: Do na sjellin Alien. Ky është projekt hajdut.

Alibali: Do mbetemi për 5 vjet pa port.

Geri: Si pa port. Ajo është bazë e NATO. Si mund të lihesh pa port.

Alibali: Nuk vjen racë e re.

Geri: Ky është një Dubai i dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!