“Do vazhdoj shkollën”, Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e Klevi Likës

schedule10:24 - 19 Shtator, 2018

schedule 10:24 - 19 Shtator, 2018

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Klevis Likës për ndryshim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij “arrest ne burg”.

20-vjeçari i arrestuar bashkë me 3 persona të tjerë pas kapjes së 3.4 milionë eurove në dy “Toyota” në Portin e Durrësit e kishte paraqitur këtë kërkesë me argumentin se duhej të vazhdonte të ndiqte studimet e larta.

Klevis Lika qëndron në qeli që prej 25 Qershorit 2018, kur u arrestua. Bashkë me të u vunë në pranga edhe i ati i atij, Edi Lika, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa në kërkim janë dy porositësit e makinave “Toyota”, kushërinjtë Afrim dhe Elvis Vladi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!