Një nga momentet e paharrueshme në jetën tuaj është kur fëmijës fillojnë t’i bien dhëmbët e qumështit. Në përgjithësi, prindërit i ruajnë si një kujtim i vyer, por mjekësia ka zbuluar se qelizat staminale që ata përmbajnë mund t’i shpëtojnë jetën.
Këto qeliza ta çmuara kanë aftësinë të trajtojnë sëmundje të tilla si Alzheimer, Parkinson, disa lloje kanceri, etj. Pra, në vend që të prisni zanën e dhëmbëve është më mirë t’i ruani ato perlat e vogla të bardha.
Pse duhet të ruani dhëmbët e qumështit?
Dhëmbët e qumështit janë një burim i madh i qelizave staminale. Këto qeliza mund të ndihmojnë në gjenerimin e indeve të reja në pjesë të ndryshme të trupit.
Duke qenë më pak të ekspozuara ndaj dëmtimeve mjedisore, këto qeliza mund të përdoren në procedura të shumta mjekësore që mund të shpëtojnë jetën e të vegjëlve në të ardhmen.
Përveç fëmijës këto qeliza mund të përdoren edhe nga anëtarët e tjerë të familjes për të trajtuar dëmtime të mëlçisë, për të rigjeneruar kornenë e syrit, për të ndihmuar në operacionet dhe për të parandaluar dëmtimin e zemrës.
Për të siguruar të gjitha këto përfitime nga këto qeliza është e rëndësishme që dhëmbët të marrin kujdesin e duhur (të mos jenë të prishur).
Life Cell – E ardhmja në dorën tuaj!
?067 610 4393
Spitali Amerikan
/abcmews.al