David Luiz do të jetë lojtari i parë që do të largohet nga Arsenali. Mbrojtësi brazilian ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe rinovimi nuk do të ndodhë.
BBC raporton se 34-vjeçari është takuar me drejtuesit e klubit londinez për të biseduar rreth së ardhmes. Të dy palët kanë rënë dakord që të ndahen në fund të sezonit.
E ardhmja? Qendërmbrojtësi do të ndërrojë kontinent. Inter Miami, aty ku luajnë edhe Gonzalo Higuain e Blaise Matuidi, i ka bërë një ofertë të parefuzueshme.
Lojtari latin (56 ndeshje dhe 3 gola me Brazilin) ka pranuar në parim propozimin e klubit amerikan dhe sezonin e ardhshëm do e shohim në MLS. /abcnews.al