“Do t’ju vras”, arrestohet 35-vjeçari në Gramsh, kanosi me armë zjarri dhe thikë 2 shtetas

schedule10:05 - 3 Korrik, 2022

schedule 10:05 - 3 Korrik, 2022

Policia e Gramshit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili kanosi me armë zjarri dhe thikë dy shtetas të tjerë.

Në cilësinë e provës material është sekuestruar arma e zjarrit dhe thika.

Policia bën me dije se ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Duzhë, Gramsh, shtetasi E. M. po konfliktohej me shtetasit I. Ll. dhe A. Z., për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit, shtetasi E. M. i kishte kanosur me armë zjarri dhe mjet prerës (thikë), këta 2 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve proceduriale, u bë arrestimi i E.M, 35 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe një sasi municioni luftarak.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/