“Do t’ju ftoj kur të martohem me sheikun”, Kejvina Kthella ironizon debatet për Dubain

schedule18:52 - 26 Janar, 2022

schedule 18:52 - 26 Janar, 2022

Loja me sekretet ka sjellë debate në shtëpinë e Big Brother. Monika kishte treguar sekretin e saj që askush nuk e dinte dhe se kishte të bënte me një vizitë të saj në Dubai. Për të mos lejuar që banorët ta zbulojnë se sekreti është i saj, ajo ka provokuar Einxhel dhe Egzonën duke thënë: “Kosovarët shkojnë shumë në Dubai.”

Mbrëmjen e djeshme u diskutua se nuk ka asgjë të keqe të shkosh në Dubai, duke ngritur pikëpyetjet se përse shqiptarët kanë krijuar paragjykime për vajzat që shkojnë në Dubai. Kjo temë ka sjellë reagimin e disa personazheve publikë si Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella, të cilat kanë treguar se kanë udhëtuar drejt Dubait.

Së fundmi Kejvina Kthjella, ka bërë një postim në InstaStory, ku ka publikuar disa mesazhe fyese nga ndjekësit e saj. Teksa ka publikuar mesazhet me një ndjekës, modelja ka shkruar me ironi se: “Do ju ftoj në dasmë kur të martohem me sheikun”.

/abcnews.al