Do t’i shembet banesa, banori i “5 Majit” hipën mbi kangjellat rrethuese

schedule07:50 - 9 Shkurt, 2022

schedule 07:50 - 9 Shkurt, 2022

Nga momenti në moment në lagjen “5 Maj” të njësisë numër 4 në Tiranë pritet që të nisë shembja e banesave, të cilat preken nga projekti i rindërtimit.

Ky qytetar ka zgjedhur që të bëjë rezistencë duke hipur mbi kangjellat rrethuese të banesës së tij. Pamjet e transmetuara direkt në “Abc e mëngjesit” tregojnë banorin i cili kërcënon se nuk do të lejojë që të prishet shtëpia, ndërkohë që fadroma e IKMT ndodhet shumë pranë.

Policia ka rrethuar zonën që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, teksa është njoftuar se  do të kishte të tjera shembje.

Prej javësh banorët kanë protestuar kundër shembjes së banesave. Ata preken nga projekti i ri i rindërtimit, por edhe unazës së madhe. Banorët kanë kërkuar transparencë se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre.

Sakaq, protestës së tyre i janë bashkuar edhe banorë nga zona të tjera Kombinatit, Paskuqanit, dhe Laprakës, të cilët kanë të njëjtin fat. Në protestën e fundit para Kryeministrisë ata paralajmëruan përshkallëzim dhe madje grevë urie. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!