Do t’i nënshtrohet apo jo Vettingut? Sot jepet vendimi për Llallën

schedule10:08 - 11 Qershor, 2018

schedule 10:08 - 11 Qershor, 2018

Komisioni i Posaçëm i Apelimit pritet të vendosë sot nëse ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lalla, do i nënshtrohet apo jo Vettingut. Vendimi i trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pritet të bëhet publik në orën 13:00.

Ky komision shqyrtoi javën e kaluar kërkesën e Komisionerit Publik, që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohet nga Vettingu. Më herët, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte ndërprerë Vettingun e Llallës, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga sistemi i drejtësisë, pak pas mbarimit të mandatit si kryeprokuror.

Sipas komisionerit publik, megjithëse ka lënë detyrën në Dhjetorin e vitit të kaluar, Llalla nuk është larguar si magjistrat, ndaj duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

Ndërsa avokati Sokol Hazizaj tha se Adriatik Llalla kishte hequr dorë nga statusi i magjistratit përmes dorëheqjes së tij të depozituar tek Presidenti i Republikës, njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Përmes përfaqësuesit të tij ligjor, Llalla kërkoi lënien në fuqi të vendimit që e përjashtoi atë nga kontrolli i trefishtë që do i bënte Vettingu pasurisë, figurës dhe aftësive të tij profesionale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!