Do t’i mungojnë festave: Sekuestrohen 15 mijë kapsolla dhe fishekzjarre, 10 persona të proceduar

schedule16:14 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 16:14 - 25 Dhjetor, 2019

Kapsollat dhe fishekzjarret do t’i mungojnë festimeve të këtij fundviti.

Mbi 15 mijë lëndë piroteknike u sekuestruan nga Policia e Shtetet gjatë dy javëve të fundit në të gjithë vendin. Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 10 pronarë të subjekteve private që tregtonin në kundërshtim me ligjin.

Ndalimi, prodhimi dhe importit i fishekzjarreve për përdorim civil, u bë përmes një urdhëri të firmosur rreth një vit më parë nga 3 ministri, ajo e Brendshme, Mbrojtjes si edhe Financave. Nga ana tjetër, tregtarët e vegjel pohojnë jashtë kamerave se malli i ka mbetur stok nga vitet e kaluara dhe nëse ky ligj të funksionojë, duhet që lëndët piroteknike të bllokohen në doganë dhe jo në dyqanet që tregtojnë me pakicë.

Sasia më e madhe e lëndëve plasëse që nuk respektojnë normat e Bashkimit Europian u sukestua në Bulqizë. Policia bllokoi7680 kapsolla në dy dyqane të ndryshme gjatë një kontrollit rutinë.

Bashkia e Tiranes, bashkë me bashkitë e tjera në rrethe do të jenë të vetmet  institucione që do të organizojë hedhjen e kontrolluar të fishekzjarreve natën e ndërrimit të viteve.

Gjatë monitorimit nga uniformat blu, ka rezultuar se në mënyrë të fshehtë janë shitur lëndë piroteknike në tregjet industriale të Tiranës, ku janë proceduar edhe disa 5 persona. Nata e ndërrimit të viteve pritet të shënojë edhe më pak incidenten nga mjetet piroteknike, krahasuar me vitet e mëparshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!