“Do të vras ty dhe gocën”, dëshmia e ish-vjehrrës: Si më kërcënonte Dhurata Saliaj

schedule13:01 - 7 Qershor, 2021

schedule 13:01 - 7 Qershor, 2021

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin të premten, ku Mexhit Picari ekzekutoi me armë ish-dhëndrin e tij Kudret Salij dhe plagosi avokatin Adriatik Cama.

Gjithçka ndodhi pak minuta para fillimit të seancës gjyqësore, pasi çifti Kudret dhe Dhurata Saliaj ishin në proces divorci. Abcnews.al ka siguruar dosjen e hetimit ku nga dëshmitë e të fëmijëve të mitur, kanë pohuar se nëna e tyre Dhurata e cila është arrestuar nga policia i dhunonte fizikisht pasi kishte marrëdhënie jashtëmartesore.

Ndërkohë që Dhurata ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj fëmijëve, këta të fundit deklarojnë të kundërtën.

Gjithashtu, në dosje bëhet me dije se ish-vjehrra e Dhuratës e ka kallëzuar këtë të fundit për dhunën të vazhdueshme psikologjike dhe fizike.  Saqine Saliaj ka thënë po ashtu se Dhurata e kërcënonte se do e vriste.

Lexo edhe: Vrasja e Kudret Saliajt nga ish vjehrri, fëmijët e çiftit: Mami na rrihte e kërcënonte se do na hidhte nga ballkoni

“Në datën 02.10.2020 Saqine Saliaj ka kallëzuar në polici se nusja e djalit të saj, e pandehura Dhurata Saliaj ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve të saj. Kallëzuesja ka deklaruar se e kallëzuara ka marrë disa herë në telefon dhe e kanosur me fjalë të ndryshme: “do të vras ty, mbesën dhe gocën” e fjalë të tjera kërcënuese.

E pyetur nga organi i policisë shtetasja  F.Saliaj, vajza e mitur e kallëzueses ka deklaruar se në datë 02.10.2020 rreth orës 12;00 ka qenë duke luajtur me vëllain e vogël dhe pasi ka hyrë në shtëpi ka dëgjuar se ai babai po i tregonte gjyshes se mamaja e saj kishte folur me persona të ndryshëm. Ajo ishte shqetësuar dhe kishte humbur ndjenjat,” thuhet ndër të tjera në dosje.

Dhurata Saliaj u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë dhe mbi të rëndon akuza e bashkëpunëtores në krimin që kreu babai. Saliaj po ashtu akuzohet se ka thyer masën e “arrestit shtëpiak”. Policia beson se ajo dhe i ati kanë organizuar vrasjen pasi e kanë monitoruar për disa minuta viktimën. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!