“Do të tregojmë një foto”! Grabitën dhe dhunuan djalin e biznesmenit, goditet banda shqiptare

schedule22:45 - 18 Tetor, 2020

schedule 22:45 - 18 Tetor, 2020

Policia greke ka goditur një bandë të miturish shqiptarë, të cilët vidhnin dhe grabisin në zonën e Loutrakit. 15 të mitur u shoqëruan dhe në fund 5 prej tyre u prangosën për t’u përballuar me akuzat që rëndojnë kundër tyre.

Por si u zbuluan?

Grabitja e djalit të një biznesmeni dhe dhuna bënë që policia të zbulonte shqiptarët. Ata e thirrën djalin e biznesmenit jashtë dyqanit të tij në Loutraki duke e mashtruar se do i tregonin foton e një vajze.

Pasi e çuan në një vend të shkretë jashtë syrit të njerëzve, 4 të mitur e sulmuan duke i marrë të hollat që kishte dhe telefonin, ndërsa e goditën disa herë duke e dhunuar.

Djali i biznesmenit shpëtoi pa pasoja të rëndë, ndërsa pas denoncimit autoritetet u vendosën në lëvizje duke i arrestuar shqiptarët./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!