“Do të të dua përjetësisht”, Sabri Fejzullahu bën urimin special për ditëlindjen e bashkëshortes

schedule12:03 - 12 Maj, 2022

schedule 12:03 - 12 Maj, 2022

Bashkëshortja e këngëtarit, Sabri Fejzullahu, Nera feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë speciale, ajo mori një sërë urimesh por nuk munguan as disa fjalë nga Sabriu. Këngëtari ka zgjedhur një fotografi të tyre të përbashkët, të cilën e shoqëroi me disa fjalë prekëse.

“Dashurinë, respektin kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dashur, shumë të dua, e do të dua përjetësisht se të kam gravurë në zemër. Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”, ka shkruar këngëtari.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!