Një 31 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe është shpallur në kërkim bashkëpuntori i saj, pasi akuzohen se i kanë marrë 10 mijë euro një shtetasi.
Sipas policisë Arjana Lleshaj dhe 34 vjeçari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, një 49 vjeçari, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.
Ndërkaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.